Kastrioti pa një titullar, zyrtarizohet largimi i spanjollit

0

Te Kastrioti largimet kanë nisur që tani. Aleksandros Rahim ishte i pari që bëri gati valixhet dhe u kthye në Greqi, ndërkohë që zyrtarisht nuk është më pjesë e Kastriotit as mesfushori spanjoll Pablo Gajego. Ai luajti vetëm tre ndeshje në Superiore dhe njoftoi më pas largimin.

Tanimë edhe Kastrioti ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit: “KS Kastrioti ka mbyllur zyrtarisht marrëveshjen e bashkëpunimit me mesfushorin spanjoll Pablo Gallego, i cili ishte bashkuar skuadrës në merkaton e verës. Lojtari dhe Klubi e kanë mbyllur me mirëkuptim marrëveshjen e bashkëpunimit, dhe që prej ditës së djeshme Gallego është lojtar i lirë. Klubi e falënderon mesfushorin për kontributin e dhënë me Kastriotin dhe i uron suksese në karrierën e tij si futbollist”.

NJOFTIM!KS Kastrioti ka mbyllur zyrtarisht marrëveshjen e bashkëpunimit me mesfushorin spanjoll Pablo Galego, i cili…

Gepostet von KS Kastrioti am Donnerstag, 8. November 2018

SHEHU – Kastrioti këtë javë luan sërish në shtëpi dhe këtë herë pret Kamzën e vendit të parafundit. Krutanët për këtë takim nuk do të kenë mesfushorin Julian Shehu, i cili ndaj Partizanit mori kartonin e katërt të verdhë.

Mesfushori 20-vjeçar do të duhet të pushojë këtë javë. I riu ka qenë titullar në 10 takime me Kastriotin këtë sezon, duke bërë paraqitje të mira. Ai madje ka arritur të shënojë edhe një gol në humbjen 2-3 që krutanët pësuan në shtëpi me Tiranën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.