Kastrioti nuk ka të ndalur, gjithçka e lehtë ndaj Erzenit

0

Me 3 gola në 30 minuta, Kastrioti ka mundur keqas sot Erzenin 3-0, duke vazhduar marshimin drejt Superiores. Për ballë një rivali inferior dhe pa synime reale, Kastrioti u zbavit, duke shënuar që në fillim të takimit, që realisht zgjati pak, sepse që në minutën e 34-t u vulos rezultati 3-0.

Barazim pa gola mes Dinamos e Besëlidhjes dhe ishte një rezultat pa vlerë sido që të shkonte, sepse sezoni ka marrë fund për të dyja palët, që presin pushimet veriore.

Ndërkaq, në grupin B Tirana luan të mërkurën dhe Bylisi ishte pushim, ndaj u luajtur vetëm Tomori-Pogradeci, fituar 2-1 nga beratasit.

E SHTUNË, 24 MARS 2018

KASTRIOTI – ERZENI            3-0

Shënues: Mulaj 4′, Lilaj 29′, Kabiru Dumoje 34′ pen.

DINAMO – BESËLIDHJA        0-0

TOMORI – POGRADECI          2-1

Shënues: Mitraj 4′, Hyseni 18′ / Çerepi 6′

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here