Kastrioti nis të vrasë kampionatin, tashmë +8 nga ndjekësit

Kush e ndal Kastriotin? Me sa duket, askush, sepse skuadra krutane tashmë ka marrë rrugën për në Superiore dhe nuk ka ndërmend të presë fazën play-off për të sigurar ngjitjen.

Sot Kastrioti mundi 3-1 Erzenin në Krujë, në një sfidë të cilën e dominoi dhe ku asnjëherë nuk rrezikoi të lëshonte pikë. Pas disa rastesh në pjesën e parë, në minutën e 32-të erdhi goli i parë, me Markun që mori një pasim nga Mziu dhe nuk fali, duke shënuar me një gjuajtje të fortë. Edhe Hoxha i shkoi pranë golit në pjesën e parë, duke goditur shtyllën, ndërsa në pjesën e dytë Çutra mbylli llogaritë me golin e minutës së 56-të, që praktikisht siguroi fitoren krutane. Çela në minutën e 67-të thelloi epërsinë, ndërsa në fund një gol nderi për Erzenin, me Endri Lalën.

Kastrioti vijon arratisjen, ndërsa Erzeni tashmë është i shtati, vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *