Kastrioti nis me afrimet, nënshkruan një sudanez

Kastrioti ka nisur punën prej kohësh me teknikun Elvis Plori, i cili ka marrë përsipër detyrën për të ndërtuar një skuadër që të mos e diskutojë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Edhe pse me skuadrën janë bashkuar shumë lojtarë të rinj, të cilët janë në provë, sot skuadra krutane ka bërë dhe prezantimin e parë zyrtar.

Aleksandros Abdel Rahim luan si mesfushor i majtë, të paktën aty u pa të luante në dy ndeshje miqësore që Kastrioti zhvilloi me Laçin dhe Kukësin, dhe tani është zyrtarisht pjesë e krutanëve. Sudanezi, i cili ka pasaportë greke, ka luajtur në vendin fqinj kryesisht në ligat inferiore. Tani, që është 25 vjeç, kërkon të marrë skenën dhe ajo mund të jetë Superiorja dhe Kastrioti.

Siç mësohet mesfushori në fjalë ka nënshkruar për dy vite dhe shihet si një afrim me shumë vlera. Në këtë mënyrë Kastrioti nis zyrtarisht dhe merkaton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *