Kastrioti ngre zërin: Superiorja na takon neve!

Futbolli shqiptar ndodhet në një udhëkryq interesant. Luftëtari dhe Flamurtari duhet të shlyejnë brenda afatit borxhet e shumta për të siguruar pjesëmarrjen në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm, ndërsa vendimi i “CAS” për Skënderbeun ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e korçarëve në divizionin e elitë të futbollit shqiptar.

Prej disa ditësh, në  medie të ndryshme, por dhe nga vetë punonjës klubesh është hedhur ideja që në rast përjashtimi të ekipeve të lartpërmendurave, vendi i tyre të plotësohet nga Dinamo dhe Besa e Kavajës, ekipe këto që u renditën në vendin e dytë në grupet respektive në edicionin e kaluar të Kategorisë së Parë.

Megjithatë, tani në lojë është futur dhe Kastrioti. Klubi krutan ka reaguar me anë të një komunikate në rrjetet sociale mbi çështjen në fjalë. Në komunikatë Kastrioti ka argumentuar se në rast përjashtimi të skuadrave të lartpërmendura, e drejta e qëndrimit në Superiore atyre si skuadra e nëntë në renditjen e Superiores. Klubi krutan përmend dhe një shembull konkret të ndodhru rishtazi në Itali me protagonistë klubet e Palermos dhe Venecias.

DEKLARATË E KLUBIT KASTRIOTI NË LIDHJE ME NDRYSHIMET E MUNDSHME NË SUPERIORE

Ditët e fundit ka nisur të qarkullojë lirisht ideja e përjashtimit nga kampionati të Skënderbeut (për shkak të dënimit nga UEFA) dhe të Luftëtarit (në kaos financiar). Përtej debatit se pse nuk është në një situatë me Luftëtarin edhe Flamurtari, apo a do ta presë FSHF Gjykatën Federale në Zvicër, ajo që bie në sy është se po flitet për dy klube të tjerë, Besa e Dinamo, që duhet të ngjiten në Superiore duke “fituar në tavolinë”. Ndërkaq, askush nuk e merr parasysh faktin që Superiorja kishte një renditje sezonin e fundit dhe në bazë të saj, nëse një klub përjashtohet, përfiton ai i rendituri poshtë saj, në rastin tonë Kastrioti. Askush nuk e di realisht se ku do bazohej kthimi i Dinamos dhe Besës në Superiore, por nëse shohim në gjithë botën, në raste të tilla përfitojnë ekipet e rëna nga kategoria. Një shembull? Para pak javësh Palermo falimentoi dhe u dënua me zbritje nga kategoria. Vendin e skuadrës siçiliane në Serinë B e mori Venezia, që ra nga Seria B pas humbjes në finale play-off kundër Salernitanas. A nuk është e njëjta situatë? Kastrioti është skuadra e vendit të nëntë dhe merr vendin e një prej ekipeve të dënuara, ndërsa më pas vendos FSHF për mënyrën si do përcaktohet ekipi që merr vendin e ekipit të dytë, sepse Kamza është dënuar me kohë. Edhe për kupat e Europës, kur doli Skënderbeu i dyti dhe kur u konfirmua që Flamurtari nuk shkonte dot në Europa League, skuadrat poshtë tyre në renditje përfitonin, jo Dinamo e Besa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *