Kastrioti në Superiore, Shkumbini hedh në të Dytën Naftëtarin

Përveç Tiranës, sot ka festuar edhe Kastrioti, Skuadra krutane ka fituar 2-1 në Rrogozhinë dhe i ka dhënë fund garës në grupin A play-off, sepse tashmë ka 10 pikë avantazh ndaj Erzenit, me 4 ndeshje të mbetura, sasi e parikuperueshme pikësh në praktikë, përtej matematikës.

Ndërkaq, në play-out ka pasur lajme të rëndësishme, sepse Shkumbini fitoi 2-1 në Kuçovë me përmbysje. Kjo do të thotë se tashmë Naftëtari është thuajse i rënë nga kategoria, sepse është 3 pikë larg Shkumbinit, me 4 ndeshje të mbetura.

Feston edhe Iliria, që ka mundur lehtësisht Turbinën dhe është gjithnjë e më pranë mbijetesës matematike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *