Kastrioti mposhtet sërish në miqësore, afrimet e Laçit shkëlqejnë

0

Kastrioti, Laçi, Tërbuni, Burreli dhe Turbina kanë zbritur në fushë sot për të luajtur ndeshjet e tyre miqësore. Për Kastriotin, sfida kundër Burrelit ishte e treta në tre ditët e fundit dhe krutanët kanë pësuar humbjen e dytë radhazi. Djemtë e drejtuar nga Ramadan Ndreu janë mposhtur 0-3 nga Burreli.

Karepi dhe një dopietë e Mziut i kanë dhënë fitoren e pastër Burrelit. Tërbuni dhe Turbina janë ndarë në barazim 1-1, me Sushin që ka shënuar për Tërbunin. Ndërsa Laçi, i drejtuar nga Sulejman Starova, ka fituar 2-1 përballë Laçit B, në testin miqësor mes tyre.

Kastrioti – Burreli  0-3
Shënues: Karepi 37′, Mziu 68′, 79′

Laçi – Laçi B  2-1
Nuabueze x2 / Turkaj

Tërbuni – Turbina  1-1
Shënues: Sushi

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.