Kastrioti me përforcime, Devolli merr një lojtar me eksperiencë

Skuadra e Kastriotit ka pasur të bëjë me shumë lojtarë të larguar këtë muaj janar dhe shumë ndryshime kanë ndodhur në kampin krutan. Stavri Nica u largua nga drejtimi i pankinës dhe numër një i skuadrës u zyrtarizua Devolli.

Ky i fundit ka një detyrë shumë të vështirë, që të rikthejë skuadrën te rezultatet pozitive dhe të shmangë rënien nga kategoria. Si pasojë, përforcimet janë të nevojshme dhe Devolli ka arritur të bindë sulmuesin Brunild Pepa të transferohet në Krujë. 28-vjeçari ka eksperiencë shumë të madhe në futbollin shqiptar dhe do të jetë një armë e shtuar për teknikun.

Në fillim të këtij sezoni, Pepa la ekipin e Lushnjës për tu transferua në Kosovë te Gjilani, por aventura e tij zgjati vetëm gjashtë muaj. Tani, sulmuesi do të mbrojë ngjyrat e Kastriotit dhe do të ketë detyrën e vështirë që të marrë ekipin përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *