Kastrioti, katër titullarë në dyshim ndaj Burrelit

0

 

Skuadra krutane, po vijon përgatitjet në qendrën stërvitore në Yrshek, për ndeshjen e radhës ndaj Burrelit, që do të zhvillohet këtë fundjavë në stadiumin “Liri Ballabani”. Situata nuk duket aq e mirë te skuadra e Rustamit, pasi aktualisht janë katër futbollist, të cilët janë në dyshim nëse do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj matjanëve. Bëhet fjalë për R. Hoxha, K. Roshi (të dëmtuar në ndeshjen e kaluar ndaj Besëlidhjes) si dhe Steven e E. Bakiu, të cilët po vuajnë një gjendje gripale. Një fakt të tillë e bën të ditur për gazetën “Sport Ekspres”, numri një i pankinës krutane, Shkëlzen Rustami. Ditët të vijim do të qartësohet situata, nëse futbollistët do të jenë të gatshëm nëse do të jenë në fushën e lojës. Për futbollistët e dëmtuar (Roshi dhe Hoxha), prej ditës së djeshme kanë nisur të stërviten të diferencuar me grupin. “Jemi të detyruar të presim deri ditën e premte, me shpresën që ndonjëri prej futbollistët të

përmirësohet dhe më pas të vendosim për formacionin që do të zbresë në fushën e lojës“, do të shprehej për gazetën “Sport Ekspres” trajneri krutan, Shkëlzen Rustami. N. GOCI

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.