Kastrioti gati për start, Rustami: Merkato për Superioren

0

Pasi në stolin e Kastriotit u caktua Ramadan Ndreu, merkato e kësaj skuadre ka patur lëvizje në hyrje e daljet. Drejtuesit e klubit kanë qenë të përgatitur për çdo situatë, madje me strategji të qartë për lojtarët e rinj, duke i kontraktuar për një projekt afatgjatë. Këtë e konfirmon për SportEkspres.com edhe zëvendëstrajneri i Kastriotit, Shkëlzen Rustem.

“Pas përfundimit të sezonit të kaluar, nga Kastrioti pati disa largime, por nga presidenca e drejtuesit e klubit situata u stabilizua, menjëherë pas uljes në pankinë të Ramadan Ndreut. Aktualisht nën kontratë janë disa titullarë nga sezoni i kaluar, edhe pse për ndonjërin prej tyre ka patur oferta nga skuadra të tjera. Unë mendoj se strategjia që po ndjekin drejtuesit, skuadra e Kastriotit do të jetë pretendente për Superioren”, theksoi fillimisht tekniku Rustami.

Ndërsa për fillimin e përgatitjeve, apo edhe për merkaton, trajneri krutan deklaron se java e ardhshme do jetë vendimtare për Kastriotin. “Ka një angazhim shumë serioz nga drejtuesit e klubit dhe nga trajneri Ndreu, për një fillim serioz dhe të mirëorganizuar të skuadrës. Besoj se java e ardhshme do jetë vendimtare në të dy frontet, markato dhe përgatitje. Të gjithë lojtarët që do të besohen duhet të përgatiten për një sezon të gjatë e të vështirë”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.