Kastrioti e largoi, tani e refuzojnë edhe në Gjermani

Numri i të larguarve te Kastrioti është i madh. Një prej tyre është edhe sulmuesi ganez Çarles Atsina. Së fundmi ai ka qenë në provë në Gjermani, ku ka tentuar të nënshkruarë me Villingen. Këta të fundit garojnë në Oberliga.

Pasi është testuar, drejtuesit e klubit gjerman kanë bërë me dije se sulmuesi nuk i ka bindur. “Ai nuk na ka bindur shumë që ne ta marrim atë. Sulmuesi duhet të jetë i madh, i fortë dhe i rrezikshëm para portës”, është shprehur Arash Yahyaijan, drejtori sportiv i Villingen.

Sulmuesi 29-vjeçar nuk arriti të shënonte asnjë gol në kampionat me Kastriotin, ndërkohë që nuk pati as hapësira të shumta. Ai luajti në total 9 ndeshje, 4 prej tyre si titullar. Një sezon më parë ishte aktivizuar me Vllazninë dhe në 10 takime pat realizuar dy gola me shkodranët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *