Kastrioti e ka finale, hap dyert e stadiumit

Kastrioti e ka finale me Flamurtarin dhe në kampin krutan mendojnë vetëm fitoren. Drejtuesit kanë menduar t’i vijnë në ndihmë futbollistëve dhe kanë vendosur që hyrja në stadium për tifozët të jetë falas.

“Këtë të diel në “Redi Maloku”, Kastrioti do të presë ekipin e Flamurtarit. Klubi ka vendosur që për këtë ndeshje hyrja për të gjithë tifozët të jetë falas, ndaj ju ftojmë të gjithëve të jeni në mbështetje të skuadrës në këtë ndeshje në këtë ndeshje të rëndësishme. Me ju në stadium gjithçka është më e lehtë”, shkruhet në njoftimin e krutanëve.

Kastrioti renditet në vendin e parafundit dhe ka pesë pikë më pak se Luftëtari e Tirana, që këtë javë përballen me Partizanin dhe Kukësin që renditen në dy vendet e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *