Kastrioti dorëzon milionat, kërkohet “koka” e Tiranës

Kastrioti pret të dielën Tiranën dhe drejtuesit e klubit krutan kanë vendosur të shlyejnë gjysmën e dënimit me gjobë. Kjo është e parashikuar në rregullore dhe është parë e arsyeshme që më mirë të shlyhet gjoba, se sa të luhet në një stadium tjetër ku gjithsesi do të paguhet për të luajtur.

Kështu krutanët bëhen gati për ndeshjen me bardheblutë dhe do kërkojnë fitoren e parë ndaj tyre në stadiumin “Redi Maloku”. Motivimi është maksimal, ndërkohë që klubi mund edhe t’i shpërblejë futbollistët në rast të një rezultati pozitiv.

Duke ditur se Luftëtari i ka tre pikët në xhep, pasi këtë javë ka në program sfidën me Kamzën e përjashtuar nga kampionati, për Kastriotin triumfi kthehet në detyrim. Fatmirësisht trajneri Bledar Devolli e ka grupin e futbollistëve të plotë dhe të gjithë janë të motivuar për ta kaluar me sukses këtë sfidë.

Tirana nga ana tjetër vjen pas një periudhë të gjatë pa humbje dhe nuk do të jetë e lehtë. Gjithsesi edhe Kastrioti gjatë këtij viti ka marrë rezultate mjaft të mira dhe shpreson që të rivalizojë me Luftëtarin për qëndrimin në elitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *