Kasijas del nga spitali, pranon dilemën e karrierës para gazetarëve

0

Iker Kasijas ka lënë ambientet e spitalit ku po qëndronte prej pesë ditësh për shkak se pësoi një infarkt në zemër.

Portieri i Portos ra pa ndenja gjatë një seance stërvitore dhe u shoqërua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale që i shpëtoi jetën.

Pas një ngjarje kaq të rëndë shumë vetë menduan se “gardiani” spanjoll do të njoftonte dorëheqjen nga sporti, por nuk ka ndodhur kështu, siç duket për të marrë këtë vendim do i duhet pak kohë.

Në fjalët e para të tij para gazetarëve, Kasijas shpjegoi se problemi ne zëmër është zgjidhur, por e ardhmja mbetet një enigmë: “Nuk e di ccdo të ndodhë në të ardhmen. Si fillim do të duhet të pushoj për disa javë”, tha 37-vjeçari

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.