Kashami: Ndërprerjet e këpusin fare garën, formula është e dështuar

0

Në fokusin e Ndriçim Kashamit, faza e tretë e Kategorisë së Parë nuk është efikase për futbollin e kësaj kategorie. Në analizën e tij për ndeshjet e javës së 20-të, për SportEkspres.com Kashami deklaron se ne si shqiptarë e gjejmë diçka për ta prishur garën, e në këtë rast është kjo formula e fazës së tretë.

“Për Kategorinë e Parë do të ishte më mirë një kampionat me tre faza por pa këto mini-grupet, sepse që këtu duket si formulë e dështuar. Ndërkohë që këto ndërpreje e këpusin fare garën”, kështu theksoi ish-trajneri i Besëlidhjes në këtë bisedë.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Si i përshkruani rezultatet e javës së 20-të e Kategorisë së Parë, në të dyja zonat?
-Më shumë spikat fitorja e Veleçikut me Vorën, që e nxori nga lufta për mbijetesë. Fitorja e Korabit me Erzenin ishte një tjetër ndeshje për t’u veçuar. Shijakasit tashmë duken të dalë nga lufta për vendin e parë në grup.

Në këndvështrimin tuaj, ishin të pritshme apo surpriza këto rezultate?
-Të pritshme i mendoj të gjitha rezultatet e skuadrave që luajnë në Play-off për të dyja grupet, ndërsa ato të zonës Play-out ndoshta mund të ishin ndryshe.  Vetëm në Grupin B do të kemi rivalitet deri në fund. Mes Bylisit e Besës gjithçka do të vendoset në sfidën direkte mes tyre, ndërsa Vllaznia e ka të shtruar rrugën e kreut të grupit. Ndoshta mes Elbasanit e Turbinës mund të ketë ndonjë të papritur.

Futbolli gjatë këtij muaji ndalet në dy javë, sa i shërben kjo ecurisë së garës?
-Këto ndërpreje e këpusin fare garën. Në periudhën tetor-nëntor ato ndikuan për mirë te skuadrat, sepse ishte fillimi i sezonit, ndërsa tani i takon që një skuadër e cila kishte pushimin në kalendar, të luajë pas tre javësh një ndeshje zyrtare.

Sa efikase duket formula e fazës së tretë në Kategorinë e Parë?
-Ne si shqiptarë e gjejmë diçka për ta prishur garën, e në këtë rast është kjo formula e fazës së tretë. Për Kategorinë e Parë do të ishte më mirë një kampionat me tre faza, por pa këto mini-grupet, sepse që këtu duket si formulë e dështuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.