Kasemiro: Ky rezultat reflekton gjendjen tonë, jemi katastrofë…

Turpërimi i sotëm nuk në “Camp Nou” do lërë një njollë, që do duhen vite për t’u pastruar  nga fanellat e lojtarëve të Real Madridit. Kampionët në fuqi të Champions-it e nuk fitojnë prej pesë ndeshjesh në kampionat dhe tani e shohin veten në vendin nëntë të rendtijes, shtatë pikë larg kryesuesve të Barcelonës.

Mesfushori Kasemiro ishte lojtari i parë që foli para gazetarëve pak minuta pas përfundimit të takimit. Mesfushori foli hapur duke mos përdor justifikime: “Nuk është as sjellja e keqe dhe as taktikat.  Duhet të vrapojmë e të luftojmë, ky rezultat reflekton gjendjen tonë në javët e fundit”, tha braziliani.

“Ky sezon është një katastrofë të gjithë po luajmë shumë keq. Faji është tërësisht i joni, nuk mund t’ia vëmë fajin trajnerit më këtë që po ndodh, jemi ne lojtarët ata që duhet të bëjmë kthesën”, përfundoi Kasemiro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *