Kasemiro e pranon: Betisi luajti shumë mirë

Kasemiro e quajti fat të keq humbjen me Betisin, por pranoi se miqtë luajtën shumë mirë.

“Nuk patëm fat, sepse kemi krijuar shumë raste, tentuam deri në fund dhe luftuam. Ky është futbolli dhe ndonjëherë është i padrejtë. Jam i kënaqur me atë që skuadra dha në fushë. Duhet të përgëzojmë Betisin, që bëri një ndeshje të mirë. Stadiumi nuk na pengon aspak, sepse këtu kemi luajtur në Champions League dhe kemi fituar”, – u shpreh mesfushori.

I pyetur për diferencën prej shtatë pikësh me Barcelonën, ai u përgjigj: “Nuk duhet të mendojmë për Barcelonën. Janë shtatë pikë, por kemi ende shumë ndeshje përpara, sepse sezoni sapo ka nisur dhe duhet të jemi me menduje të qetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *