Kasano: Realizova vetëm 30% të potencialit tim

Antonio Kasano ka kryer një intervistë me “Sky Sports”, ku ka reflektuar mbi jetë dhe karrierën e tij. Edhe pse ka dy vite pa luajtur, 36-vjeçari nuk i ka “larë duart” me futbollin e luajtur, pasi aktualisht po stërvitet me klubin e Virtus Entelës dhe nëse ia mbush syrin stafit teknik do të vijë dhe firma në kontratë.

BIOGRAFIA E TOTIT – Në biografinë e publikuar së fundmi nga Françesko Toti, ish-kapiteni i Romës e cilëson Kasanon si një prej futbollistëve më të talentuar më të cilin ka luajtur. Kasano e komenton këtë duke thënë: “Ai tha të vërtetën. Kemi kaluar shumë momente të bukura bashkë, e thotë më të drejtë atë gjë. Realizova vetëm 30 ose 40% të potencialit tim. Nëse do të kisha sjelljen që kam tani para dhjetë vitesh, do kisha fituar shumë më shumë”

LËVDATAT PËR PRANDELIN – I pyetur për trajnerin më të mirë në qarkullim, Kasano refuzon të përgjigjet, por përmend trajnerin më të aftë me cilin ka punuar: Mund t’ju them se trajneri më i mirë me të cilin kam punuar është Cezare Prandeli. Eshtë skandaloze që ai nuk po punon tani”, përfundoi italiani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *