Kasano: Iki nga Verona, jo nga futbolli! Ofendime dhe ironi pa fund nga tifozët

0

Antonio Kasano me siguri është një personazh mjaft interesant edhe për konematografinë italiane dhe nuk është çudi që së shpejti të shohim ndonjë film rreth jetës së tij, pse jo me ndonjë aktor komik.

Para pak ditësh FantAntonio deklaroi largimin nga Verona (kishte firmosur më 10 korrik), por brenda pak orësh ndryshoi mendim dhe premtoi se do të jepte gjithçka për klubin veronez.

Gjithçka? Zgjati pak ditë dhe sot erdhi sërish vendimi i largimit. Arsyeja? Mungesë motivimi!

“Nuk kam ndërmend ta lë futbollin, thjesht nuk dua të luaj për Veronën. Fizikisht jam shumë mirë, siç e kam treguar 15 ditët e fundit, por mendërisht ky klub nuk më stimulon”, shkruhet në adresën Twitter të bashkëshortes së Kasanos, Karolina Marçalis.

Natyrisht, nuk mund të mos plaste ironia në rrjetet sociale, por edhe ofendime pa fund për sulmuesin, i cili në karrierën e vet ka bërë plot gafa, por duket se nuk është rritur ende.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.