KAS-i akuzon UEFA-n: Serbia duhej përjashtuar!

0

Në një argumentin prej 120 faqesh, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i përgjigjet apelit të Federatës Serbe, të cilën e quan në një “pozitë për të ardhur keq”, pasi viktimë e huliganizmit. Ja të gjitha detajet

 

Anton Cicani

Deri në momentin e vendimit të dhënë në datën 10 korrik 2015, nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Serbia dhe publiku i saj i gjërë sportiv dhe jo vetëm, “luajtën” më së miri rolin e viktimës dhe shpalosën ndjesinë e një “konspiracioni botëror karshi tyre”… Megithtaë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv hodhi poshtë me fakte dhe ligje ekzistencën e çdo lloj teorie konspirative, duke argumentuar se ndryshimi i vendimit të UEFA-s në lidhje me incidentet mes Shqipërisë dhe Serbisë në ndeshjen e zhvilluar në Beograd (14 tetor 2014) u bazua në rregulloren e përcaktuar të kompeticionit dhe doli në konkluzionin se autoritetet serbe “lejuan” një grup me rreth 15 subjekte që të futeshin në terrenin e lojës dhe që kanë tentuar të ndikojnë psikologjikisht tek futbollistët kuqezi dhe që mund të rrezikoheshin pasoja edhe më të rënda. Madje, edhe fatale.

Gjykata e Lozanës nënvizon ndërkaq dhe se “FSS (Federata Serbe e Futbollit) është në rolin e të pafatit”, sepse po lufton kundër një prej grupeve huligane më të rrezikshme  “në Europë dhe në territorin e mbushur me tensione politike në një vend ku nuk ekziston një kuadër normativ që i jep mundësi Federatës Serbe të Futbollit për moslejimin, pra ndalimin e tifozëve të dhunshëm për të ndjekur ndeshjet e futbollit.

KAS ka kujtuar, ndërkaq, dhe se Serbia, në pesë vitet e fundit, është dënuar gjashtë herë për të njëjtin motiv, por asnjë nga këto raste nuk ka qenë i rëndë. Kaq i rëndë saqë kjo ka shtyrë panelin gjykues të KAS që të mendojë dhe se Serbia duhet të ishte përjashtuar menjëherë nga kualifikueset e Europianit 2016.

Pikat – Federata Serbe e Futbollit, ndërkaq, në adresën e saj ka publikuar ekstrakte të vendimit të KAS, që është ky i mëposhtmi:

 

Pika 125 – E para nga dy rrethanat rënduese të nenit 19 (d) i Rregullores së Kompeticionit dhe denoncuesit ka pasur shkelje. Në fakt, në pesë vitet e fundit, pala e denoncuar është dënuar gjashtë herë për shkelje të së njëjtës natyrë, tre ishin në lidhje me ndeshjet e skuadrës së madhe Kombëtare dhe tre të lidhura me Kombëtaren Shpresa, pra U-21. Ajo që ëstë më dalluese është ndeshja e kualifikueseve të Europianit 2012 mes Italisë dhe Serbisë në 2010-n, ku UEFA gjobiti Federatën Serbe dhe e dënoi me humbjen në tavolinë me rezultatin 0-3; dy ndeshje pa tifozë (një me kusht), dhe ndalimin e shitjes së çdo bilete për tifozët serb për ndeshjet e Kombëtares gjatë kualifikueseve të Euro 2012. Veç kësaj, gjoba ka qenë 120 000 euro për shkak të këtyre shkeljeve: hedhje të sendeve, flakadan, fishekzjarre, tymues, djegie të flamurit shqiptar (simbol i një kombi), tentativë për pushtim të fushës dhe sjellje e pahijshme apo terrorizim i publikut. Grupi i ekspertëve e kosndieron se incidentet e kësaj ndeshje, edhe pse të rënda, nuk janë kaq të rënda sa ato që u verifikuan në lojë. Paneli i referohet faktit që në ndeshjen Itali-Serbi 2010 nuk ka pasur pushtim fushe, apo dhunim të futbollistëve nga ana e tifozëve, që është domethënëse dhe sjell divergjenca.

Në këtë mënyrë, sentenca ka imponuar në vendimin që është i apelueshëm (edhe skualifikimin dhe/ ose përjashtimin sipas pikës 127), sipas argumentimit të Panelin të gjykatësve (KAS), “hapi i mëtejshëm logjik në zbardhjen e dënimeve të mundshme”, në akordim me Nenet 6 të Komisionit të Disiplinës (KAS 2013/A/3139).

 

Pika 126 – Rrethana e dytë agravante (rënduese) është që incidentet që janë verifikuar në lojë ishin të natyrës së rëndë dhe, ashtu siç është vëzhguar, përfaqësojnë një kërcënim të madh për sigurinë e futbollistëve dhe Komisionit të Arbitrave. Paneli, në tërësi, ndalet tek fakti që terreni i lojës është pushtuar nga një numër domethënës tifozësh serbë (të paktën 15 të tillë) që kanë sulmuar futbollistët shqiptarë. Paneli e konsideron që është veçanërisht e rëndë dhe shqetësuese që disa tifozëve serbë që kanë pushtuar fushën (menjëherë pasi ka nisur konflikti mes futbollistëve serbë dhe shqiptarë) nuk i është bërë asnjë lloj pengese apo rezistence nga personeli i sigurisë. Sakaq, ato kanë tentuar të dhunojnë dhe godasin futbollistët shqiptarë dhe ndoshta është fat që vetëm njëri prej tyre ka arritur të godasë me stol një lojtar të Kombëtares së Shqipërisë, duke e kapur në shpatull. Praktikisht, është fat që sulmi i tyre ka përfunduar me vetëm këtë episod, sepse mund të kishte ndodhur akoma më keq. Për shembull, paneli parashikon një skenar ku tifozët serbë që kanë pushtuar fushën të jenë të armatosur me thika apo armë të tjera të ftohta dhe që mund të rrezikonin të linin pasoja deri fatale tek futbollistët shqiptarë ose, në rrethana të tjera (për shembull, sikur të jepej penallti kundër Serbisë) edhe tek Komisioni i Arbitrave.

Nuk është një skenar i pamendueshëm, duke qenë se denoncuesi (pala serbe) ka pranuar se tifozët serbë mund t’i fshehnin ato në kavitetet trupore. Sidoqoftë, edhe kur janë larguar, pas shkelmave dhe stolit të goditur, ata kanë rrezikuar jetën e lojtarëve të Shqipërisë, pa harruar këtu hedhjen e gurave, apo sendeve të tjera të forta. E gjitha kjo ka ndodhur realisht në fushë dhe, siç e thamë, mund t’i sillnin dëme edhe fatale futbollistëve shqiptarë.

 

Pika 127 – Grupi i ekspertëve (Paneli) konsideron që ndërhyrja e tifozëve serbë nuk mund të tolerohet (duke qenë se organizimi i sigurisë dështoi, ashtu si Komisioni i Apelit pohoi) dhe që, në fakt, Komisioni i Disiplinës kishte të gjitha drejtat për të ndërrmarrë sanksione më të rënda, si përshembull të gjitha ndeshjet e humbura në tavolinë dhe përjashtimin nga kualifikueset e Europianit 2016, duke u bazuar tek Neni 6 i Drejtësisë Sportive, duke marrë shkas nga shkeljet e përsëritura, rastet e denoncuara dhe dhuna e përsëritur, sidomos nëse vihet në rrezik jeta e atletëve dhe komisionit të arbitrave në fushën e lojës. Paneli vlerëson se Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, në fakt, është munduar që të “aplikojë dënimin më të rëndë të mundshëm dhe përjashtimin nga gara” dhe më pas Komisioni i Apelit e ka vlerësuar si “të butë” këtë vendim, por pa e ndryshuar atë (duke e lënë në fuqi). Sipas mendimit të trupit gjykues, një rrethanë lehtësuese është, në shumë mënyra, e pamjaftueshme për të reduktuar atë që paneli praktikisht konsideron dënim të përshtatshëm (shih në pikën 118.) – Jo më pak se përjashtim nga garat kualifikuese të Europianit. Si pasojë, paneli mendon se sanksionet e vendosura në vendim – heqja e 3 pikëve, dy ndeshje pa tifozë dhe gjoba me 100.000 euro – janë vendime të buta dhe, për më tepër, janë dukshëm disproporcionale.

 

Pika 128 –  Për më tepër, Paneli ka gjetur se vendimi i marrë është shumë më i butë duke e krahasuar me rastet e tjera të UEFA-s. Krahasimi që apeluesi ka bërë me ngjarjet e ndërprerjeve të ndeshjeve në stadiume të tjera si në takimin Itali-Kroaci të 16.11.2014, Bullgari-Hungari të 11.10.2014 dhe Bazel-Real Madrid 26.11.2014 nuk merret parasysh nga Paneli, pasi në asnjë nga këto rastet nuk ka pasur pushtim fushe, dhunë, goditje me sende të lojtarëve nga ana e tifozëve. Kjo nuk është diferencë e papërfillshme, përkundrazi e vë rastin në fjalë në një kategori më të rëndë e cila meriton një dënim më të ashpër. Përsa i përket krahasim me rastet disiplinore të CAF në lidhje me ndeshjen e Guinesë Ekuatoriale dhe Ganës, kjo është krejtësisht e papërfillshme dhe nuk mund të merret për bazë, pasi bëhet fjalë për një komision tjetër disipline, rregulla të tjera dhe juridiksion tjetër.

 

Pika 129 – Për më shumë, paneli hedh poshtë kërkesën e palës serbe për të pezulluar çështjen e heqjes së 3 pikëve. Për të qenë të qartë, neni 20 i Komisionit të Disiplinës thekson se të gjitha masat disiplinore, me përjashtim të paralajmërimeve, vërejtjeve, ndalimi i zhvillimit të gjitha aktiviteteve futbollistike dhe masat disiplinore në lidhje me trukimin e ndeshjeve, ryshfetet dhe korrupsionin, mund të pezullohen.

Megjithatë, duke pasur parasysh edhe këtë fakt, edhe pse nuk është përjashtuar nga kompeticionet UEFA, mendojmë se dënimi për heqjen e 3 pikëve nuk ka asnjë arsye për t’u pezulluar (lihet në fuqi).

 

Pika 130 – Së fundi, Paneli vëren se ky vendim nuk duhet të konsiderohet si një qortim për menaxhimin e tanishëm, stafin dhe lojtarët e Kombëtares së Serbisë. Ata janë në një pozitë për të ardhur keq në të cilën janë përfshirë, pa fajin e tyre, por:

(i)         për shkak të mbështetësve të tij, të cilët janë pjesë e një prej grupeve më të rrezikshme të huliganëve në futbollin europian në ditët e sotme

(ii)        mungesa e një ligji të Shtetit – siç ka pranuar edhe pala paditëse dhe që nuk i është mohuar – që mund të lejojë Federatën Serbe të Futbollit që, në një bazë parandaluese, të ndalojnë hyrjen në stadium tifozët potencialisht të dhunshëm dhe

(iii)       pasojat e politikës shpërthyese që është bërë obsesion për Ballkanin për një farë kohe, sidomos në dy dekadat e fundit. Megjithatë, parimi i përgjegjësisë strikte për sjellje të papërshtatshme të tifozëve – saktësinë e të cilit me ligj zviceran nuk e sfidojnë as paditësi dhe i cili u miratua nga Gjykaya e CAS (shih CAS 2013 / A / 3094 dhe vendimet e marra nga ajo) – është një element themelor i kuadrit aktual ligjor të futbollit dhe një nga disa mjetet juridike që autoritetet e futbollit kanë në dispozicion të tyre për të parandaluar huliganizmin dhe sjelljen në përgjithësi e keqe të tifozëve. Prandaj, Paneli ngushëllohet si me menaxherët, stafin dhe lojtarët Kombëtares serbe, si dhe një përfaqësues shumë kompetent të mbrojtjes ligjore të palës paditur, por nuk mund të shmangë konfirmimin e dënimit që është dhënë nga UEFA.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image