Karvajo vesh “kostumin e ri”, zyrtarisht i futet trajningut

Rikardo Karvajo do të jetë ndihmësi i Andre Vijash-Boash te skuadra e Olimpikut të Marsejës. Ish-mbrojtësi i Real Madridit i futet kështu një aventure të re, si pjesë një stafi trajnerësh.

Klubi francez, bashkë me trajnerin kanë besuar në aftësitë e luzitanit për ta bërë pjesë të stafit. Lajmi është bërë i ditur nga Marseja, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kujtojmë se Karvajo ka pasur një karrierë mjaft të pasur si futbollist. 41-vjeçari është fryt i akademisë së Portos. Pas largimit nga Portugalia është aktivizuar me Çelsin, Realin dhe Monakon.

Në fund ka kaluar edhe një periudhë 1-vjeçare në Kinë me Shangai Shenua. Mbetet për t’u parë sesa aftësi do ketë në një fushë si ajo e trajningut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *