Kartoni i kuq për Bicaj/ Bylisi merr kreun e Superiores, lë në vend edhe Laçin

0

Në orën 14:00 të ditës së sotme ka nisur edhe ndeshja e parafundit e Superiores për javën e shtatë. Bëhet fjalë për përballjen mes Laçit dhe Bylisit, e mbyllur në një barazim pa gola. Këta të fundit etiketohen si surpriza e madhe e këtij kampionati dhe e kanë dëshmuar me rezultatet e marra, duke mposhtur edhe skuadrat pretendente. Ndërsa edhe në ditën e sotme, pavarësisht se Laçi kërkonte pikë jetike për t’u shkëputur nga zona e ftohtë, lojtarët e Dovedan nuk u mposhtën.

Pas këtij rezultati, Bylisi merr kreun e Superiores së bashku me Skënderbeun dhe Teutën duke u ndodhur në kuotën e 12 pikëve. Ndërsa sa i përket Laçit, ndodhet në vendin e 8 në 10 skuadra pjesëmarrëse me 7 pikë të grumbulluar në 7 javë, shumë larg objektivit.

Për t’u veçuar është ndëshkimi me karton i kuq i Ditmar Bicajt në minutën e 83 të takimit, pas dy të verdhëve. Mbrojtja e ballshiotëve ishte në nivelin më të mirë, pa harruar edhe një super Isli Hidi, duke i bërë ballë presionit dhe aksioneve të shumta nga kurbinasit, që e kërkonin me patjetër këtë fitore. /Sport Ekspres/

Laçi-Bylis 0-0

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Domgjoni, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze

Bylisi: Hidi, Ymeraliaj, Goxhaj, Bicaj, Peposhi, Janku, Mëllugja, Murataj, Ntepe, Qardaku, Guindo

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.