Kartoni i kuq ndaj Skënderbeut i kushton shumë shtrenjtë Mustës

0

Në ndeshjen Teuta-Skënderbeu, luajtur më 6 maj, mesfushori i Teutës Emiljano Musta u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë, për një goditje me bërryl ndaj Enis Gavazajt, në një dyluftim për topin afër zonës durrsake.

Ndoshta pa e parë mirë skenën, trajneri Gugash Magani protestoi pas ndeshjes, duke deklaruar se kartoni i kuq ishte i ekzagjeruar dhe arbitri e ndëshkoi pa të drejtë Teutën.

Megjithatë, pamjet filmike ishin të qarta dhe vendimi i arbitrit ishte i drejtë, ndërsa tani edhe Komisioni i Disiplinës tregohet i pamëshirshëm, duke e pezulluar për 5 ndeshje mesfushorin e Teutës.

Ndoshta një dënim i tepruar, sepse kemi parë edhe faulle po aq të rrezikshme apo më të rrezikshme që kanë kaluar me një ose dy ndeshje pezullim, por gjithsesi pritet që Teuta të apelojë vendimin.

Përveç Mustës, e ka pësuar edhe futbollisti i Korabit, Daniel Jubani, i cili ndaj Tiranës u ndëshkua me karton të kuq për ofendim ndaj arbitrit dhe tashmë Disiplina e ka pezulluar me 4 ndeshje.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here