Kartonët penalizojnë Kastriotin, Devolli: Kemi një plan për “demat”

0

Kastrioti e ka finale me Partizanin dhe çdo rezultat tjetër veç fitores do i zbehte shumë shanset e krutanëve për të qëndruar në Superiore. Edhe pas humbjes së pësuar me Skënderbeun, ende ka besim. Kështu, të gjithë futbollistët janë të motivuar maksimalisht për ta kaluar me sukses Partizanin.

Trajneri Devolli gjatë këtyre ditëve është munduar të ndërtojë një formacion konkurrues, por grupi i lojtarëve nuk do të jetë i plotë. Mbrojtësi Edison Ndreca ka lënë një “gropë” në të majtë të mbrojtjes. Mbetet për t’u parë se kush do e zëvendësojë.

Veç Ndrecës, me kartonë është edhe nigeriani Henri Okebugu. Lajm i mirë është vetëm gatishmëria e Edi Bojom, i cili së bashku me kapitenin Emiljano Çela do të pozicionohen në qendër të prapavijës. Ndeshja Kastrioti-Partizani zhvillohet nesër dhe nis prej orës 16:00.

DEKLARATAT – Trajneri Bledar devolli, para ndeshjes me Partizanin ka folur dhe tregon se kanë një plan për t’i mposhtur të kuqte. “Nuk qajmë për një ndeshje, ka ikur. Kemi punuar mirë këtë javë, Është histori e mbyllur Skënderbeu. Ka entuziazëm kemi bërë një plan për këtë ndeshje. Kemi një kundërshtar të fortë përballë, janë ekip i mirë dhe i organizuar.

Kemi bërë një plan, të jemi agresivë nga fillimi dhe të shënojmë. Më pas gjërat bëhen më të lehta. Shpresoj të jetë stadiumi plot dhe të na japin një dorë tifozët, por edhe fati”, u shpreh Devolli në RTSH Sport para ndeshjes me Partizanin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.