Karton i kuq për Murin e verdhë

0

E shtuna e ardhshme do të jetë e çuditshme në Dortmund, një pasdite gri në stadiumin e Borusia Dortmundit.

I famshmi Muri i verdhë, që është shtëpia e 25.000 tifozëve të egër të Dortmundit, të shtunën ndaj Volfsburgut do të jetë i mbyllur.

Arsyeja është ndeshja kundër RB Lajpcigut, pak javë më parë: parulla, kore, ofendime e shishe ndaj tifozëve të Lajpcigut, brenda e jashtë stadiumit, kanë çuar te dënimi.

Duhet kujtuar se Lajpcigu është kthyer në klubin më të urryer në Gjermani, për shkak të milionave pa fund marrë nga Red Bull.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image