Karrik nuk luan dot? Një ultras më shumë për Junajtid!

Majkëll Karrik është tashmë në fund të karrierës së tij si futbollist dhe ka lajmëruar se do të tërhiqet në mbyllje të sezonit, pas një operacioni në zemër që e ka mbajtur jashtë për shumë muaj.

Megjithatë, ish-mesfushori i Anglisë nuk i ndahet skuadrës dhe fundjavën e shkuar ndoqi nga tribuna e tifozëve miq fitoren e Mançester Junajtid në Bërnli.

Një video e postuar në Twitter nga Mançester Junajtid ka bërë xhiron e uebit, pasi tifozët këndojë për Junajtid dhe në një moment  edhe Karrik çohet dhe nis e këndon.

“Karrik duke u zbavitur në tribunën e tifozëve tanë”, shkruante Junajtid në Twëitter, ndërsa Karrik komentonte: “Kur të kap entuziazmi në mbështetje të çunave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *