Karriera italiane pa fat, Pjaca e rinis nga Gjermania

0

Marko Pjaca është një ndër talentet më të mëdhenj në Europë, por karriera e tij mori rrugën e gabuar kur në verën e vitit 2016 firmosi për Juventusin. Nuk mund të thuhet që ishte zgjedhja e gabuar, por në Torino kishte konkurrencë të frikshme dhe 22-vjeçari e pa vetëm gjithnjë e më shumë në stol dhe të stresuar nga presioni.

Më pas, erdhi edhe një dëmtim i rëndë që e ndali për një periudhë shumë të gjatë dhe tashmë Pjaca e ka të qartë se në Torino nuk ka të ardhme, të paktën jo nëse nuk luan rregullisht dhe kthehet ai i Dinamo Zagrebit.

Sot ka ardhur edhe lëvizja që përflitej prej ditësh, sepse sulmuesi i ri shkon në Gjermani, të Shalke. Huazim deri në verë, për 1 milion euro plus 500.000 euro vonesë në rast se arrin disa objektiva. Nëse kthehet ai i para pak kohëve, Pjaca e ka vendin të sigurt të Juventusi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.