Karnezis nuk bind, Ançeloti kërkon një rumun

Orestis Karnezis erdhi për të plotësuar rolin e portierit rezervë në skuadrën e Napolit, por ende pa filluar kampionati në kampin e napolitan kanë filluar të alarmohen. Gardiani grek ka zhvilluar disa paraqitje shumë të dobëta gjatë fazës parapërgatitore, çka ka shtyrë drejtuesit të hidhen në treg për një portier të tretë.

Sipas raportimeve të gazetarëve të afërt me klubin, Napoli kërkon të rikthejë në Itali ish-portierin e Fiorentës, Çiprian Tatarushanu. Gardiani rumun tani aktivizohet me skuadrën e Nantës ku është ndër lojtarët më të dalluar dhe kjo falë pritjeve të tij të panumërta.

Nëse operacioni për Tatarushanun finalizohet me sukses, atëherë Ançelotit do i duhet të zgjedhë midis tij, të riut Meret dhe Karnezis, por vështirë se ky i fundit mund të bëjë kthesën, me ato që ka treguar deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *