Karlo: Riberi po luan keq, dua që Lahm të mos e lërë futbollin

0

Pas qetësisë konstante nxitur nga fakti se Bajerni ka mbizotëruar thuajse çdo javë në kampionat, sot futbolli gjerman do të rigjallërohet, sepse në “Allianz Arena” do të luhet “Der Kracher”. Kampionët e Bundesligës do të presin Dortmundin për gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, me secilin ekip duke u përpjekur të hedhë pas skualifikimin nga Champions League. Dy stile loje krejtësisht të ndryshme do të përplasen në fushë për të servirur një spektakël të garantuar, siç ndodh gjithmonë.

“Shpresoj që të arrij në finale të Kupës së Gjermanisë dhe ta fitoj atë me Bajernin. Është një trofe i rëndësishëm. Për mua do të jetë i pari”, – e nisi Karlo Ançeloti konferencën e tij për shtyp. “Fatmirësisht – shtoi tekniku i Bajernit – Riberi është gati fizikisht dhe mund të luajë. Ndaj Maincit e hoqa, sepse së fundmi nuk po luan mirë. Kosta ka pasur disa probleme me gjurin më parë, por tani është në formë, po luan më mirë se Riberi dhe është një opsion shumë i mirë që kemi për ndeshjen kundër Dortmundit.”

Për rivalin

I pyetur nëse frikësohet nga rikthimi i Marko Rojsit dhe fuqia e sulmuesit Pierr-Emerik Obamejang, Karlo u përgjigj: “Rojs, sigurisht, është një sulmues i shkëlqyer. Por Dortmundi nuk ka vetëm atë. Ka edhe Obamejangun. Ne, gjithsesi, do të bëjmë lojën tonë. Për Obamejangun kam shumë respekt, por Levandovski është fantastik dhe jam i lumtur që e kam. Dortmundi praktikon një lojë ofensive, të orientuar nga krahët. Më pëlqen. Nëse japim 100%, kemi shanse reale për finalen.”

Për Lahmin

Në fund, Ançeloti foli për kapitenin Filip Lahm, i cili në fund të sezonit do të lërë futbollin. “E dashuroj profesionalizmin e tij. Ndjej keqardhje që do të tërhiqet. Ai e ka marrë vendimin e tij, pavarësisht se ende tallem me të duke e ftuar të vazhdojë të jetë pjesë e jona. Faktikisht ai do të kishte një vend shumë mirë në qendër të mesfushës dhe nuk do të vraponte shumë si tani. Ndoshta do ta bindim. Unë mund të shpresoj vetëm që ai ta mbyllë karrierën me trofe.”

Formacioni i mundshëm

Bajern (4-2-3-1): Ulraish – Lahm, Boateng, Humels, Alaba – Vidal, Alonso – Roben, Tiago, Riberi – Levandovski

 

Dortmund (3-4-3): Byrki – Pishçek, Sokratis, Bender – Durm, Kastro, Vaigl, Guerreiro – Dembele, Obamejang, Rojs

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here