Karius tregon të ardhmen, 5 klube të mëdha janë interesuar për të

Loris Karius duket se ka zënë vend te Beshiktash. Turqit vendosën t’i besonin katërkëndëshin e tyre gjermanit pas gafave të rënda të shkaktuara dy vitë më parë në finalen e Champions ndaj Real Madridit.
Duket se këtë besim Karius do e shpërblejë, duke qëndruar me klubin nga Stambolli. Ky sezon nisi i vështirë për 26-vjeçarin, por me kalimin e kohës ai e mori veten, duke treguar siguri mes portës.

Kjo ka ndikuar që drejtuesit të shprehin dëshirën për të mos e kthyer në “Anfield”, por të zgjasin periudhën e huazimit. Në një intervistë për mediet turke, Karius i shpall dashurinë Beshiktashit. Ka pasur oferta nga Anglia dhe Gjermania, por klubi aktual është special për të.

“Kam mësuar nga agjenti im se tre klube gjermane dhe dy anglezë kanë bërë ofertë për të më pasur. I kam refuzuar sepse Beshiktash është shumë i veçantë për mua”, deklaroi gardiani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *