Karius ishte i dëmtuar gjatë finales, kështu shpjegohen gafat?

Loris Karius ka kryer një skaner të kokës në Shtetet e Bashkuara, për shkak të dyshimeve se mund të ketë pësuar një tronditje të fortë gjatë finales së Champions League.

Portieri i Liverpulit u përplas me Sergio Ramosin në një goditje nga këndi në fillim të pjesës së dytë dhe pak minuta më vonë pati faj te goli i shënuar nga Benzema. 24-vjeçari gaboi edhe te goli i tretë nga Geret Bejl, me uellsianin që gjuajti nga distanca dhe Karius nuk e ndali dot topin, që dukej i lehtë për t’u mbërthyer ose grushtuar.

Tani zbulohet se Karius ka pësuar një tronditje të fortë pas goditjes së marrë në kokë, çka bëhet e ditur nga mjekët amerikanë që kanë vizituar portierin.

“Pas analizave të kujdesshme, mund të dalim në përfundimin që zoti Karius ka pësuar një tronditje të fortë në kokë gjatë ndeshjes së 26 majit. Është e mundur që problemet e shfaqura pas goditjes së marrë të kenë ndikuar te rendimenti i tij në fushë”.

Po tani, a do të ngushëllohen tifozët e Liverpulit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *