Karius bën gafën e radhës, edhe mbrojtësi kundërshtar tallet me të

0

Loris Karius nuk është një garanci për Liverpulin, nuk ka lidhje goditja që i paska dhënë Sergio Ramos në Champions League.

Portieri gjerman, i cili në kohën e lirë xhiron video si model dhe bukurosh filmash, bëri një tjetër gafë në një miqësore luajtur dje në Tranmere, ndaj një rivali që sapo është kthyer në futbollin profesionist, duke u ngjitur në Ligën 2 (divizioni i katërt anglez).

Në fitoren 3-2 të Liverpulit Karius nuk ndali dot një goditje të thjeshtë nga distanca dhe pësoi gol, ndërkohë që për të qeshur ishte fakti se një futbollist kundërshtar iu drejtua me ironi: “Ti ta shpif”. Do ketë qenë tifoz i Liverpulit!

“Janë gabime që ndodhin, duhet të shohim përpara dhe të mësojmë prej tyre. Pas disa ndeshjesh të mira gjithçka do harrohet”, tha trajneri Jurgen Klop pas ndeshjes. Ndërkaq, në rrjetet sociale tifozët e Liverpulit janë në revoltë dhe të gjithë bien dakord në këtë pikë: Karius nuk meriton të jetë titullar i Liverpulit!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.