Karius bëhet qesharak me një video në Instagram

Loris Karius, një mister i vërtetë, që ndoshta duhet studiuar shkencërisht. U dëmtua vërtet ndaj Realit në finalen e Champions League, apo aq kapacitet ka? Mbi të gjitha, a ka ndopak tru në planetin Karius?

Pyetja e dytë është mister edhe më i madh, sepse nuk ka si të shpjegohet veprimi i tij i fundit: një video e postuar në Instagram, e bënë në mënyrë profesionale, ku Karius shfaqet duke u stërvitur, duke notuar në pishinën e një vile superluksoze, duke dalë xhiro me makinën e tij nëpër qytet, e të tjera veprime qesharake.

Me të drejtë, tifozët iu vërsulën me ofendime e ironi, ndërsa dikush i vendosi edhe këngën e telefilmit të famshëm Baywatch videos qesharake, që Karius e hoqi nga Instagrami. E kotë, videoja është bërë hit tashmë, shikojeni dhe me siguri ose do qeshni, ose do ju ngrihen nervat!


?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *