Karikimi i Maldinit: Prodhojmë lojë, dy fitore na afrojnë me zonën Champions

Një periudhë e keqe për Milanin, që u mposht në minutat e fundit kundër Interit në derbi, diçka që la pasoja dhe kuqezinjtë nuk ia dolën as kundër Betisit në Europa League.

Objektivi i kuqezinjve është kualifikimi në zonën Champions, kampionati është akoma i gjatë dhe djemtë e Gatuzos mund të rikthehen në garën për vendin e katërt. Dy ndeshjet e radhës janë në shtëpi kundër Sampdorias dhe Xhenoas, kështu që Milani nuk ka alternativa të tjera përveç fitoreve. Paolo Maldini ka folur për situatën e ekipit, duke tentuar të mbajë ambientin e qetë.

Loja është, por mungojnë rezultatet. Ish-kapiteni i famshëm kërkon të mbajë lart moralin e ekipit dhe kur e pyesin për Xhenaro Gatuzo, ai pohon besimin kundrejt trajnerit.

Luajtëm keq në derbi, e vërtetë, dhe e kuptoj zhgënjimin e madh për ndeshjen kundër Betisit. Por, duhet të vazhdojmë me besimin që krijuam përpara këtyre dy humbjeve. Vijmë nga një vend i gjashtë në sezonin e kaluar dhe sivjet duam vendin e katërt. Kemi dy ndeshje të afërta me ekipet xhenoveze dhe dy fitore të mundshme do të na ofronin afër vendit të katërt. Kemi besim dhe për faktin që Milani po tregon një lojë të bukur. Interi ishte superior në derbi, por Interi kundër Parmës nuk u njihte si ekip. Ky është kampionati jonë dhe ekipet e vogla mund të të krijojnë probleme”, përfundon drejtuesi i kuqezinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *