Kardifi pa sulmues, as Premier Liga nuk tregon “mëshirë”

Kardif Siti siguroi firmën e sulmuesit të zhdukur, Emiliano Sala për një shifër rekord për klubin, 17 milionë euro. Por që nga dita e hënë, kur pritej dhe që sulmuesi të bashkohej në stërvitje me skuadrën angleze, nuk ka asnjë lajm nga 28-vjeçari.

Si pasojë, klubi i Kardifit ka ngelur pa sulmues dhe i ka kërkuar bordit të Premier Ligës të shtyhet merkato për ta, në mënyrë që të gjejnë një sulmues tjetër.

Bordi i Premier Ligës ka vendosur sot dhe shtyrje merkato, nuk do të ketë. Me datë 31 janar, gjithçka do të mbyllet dhe klubet nuk do të kenë mundësi të transferojnë më lojtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *