Karate, njohja e Kosovës fut në udhëkryq kampionët

0

Njohja e Kosovës nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka pasur një efekt domino për sportin në vendin fqinjë. Karateja u njoh ndërkombëtarisht, çka do të thotë se sportistët kosovarë mund të garojnë me simbolet e vendit të tyre.  Çdo e  mirë e ka një të keqe dhe në këtë rast mund të jetë Shqipëria që humbet nga ky vendim sepse Herolind Nishevci, Orges Arifi e Alvin Karaci, tre karateistë që kanë përfaqësuar Shqipërinë, mund të marrin vendimin për t’u bashkuar me Federatën e Kosovës.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Zëri” që thekson se tre sportistët do të marrin një vendim të përbashkët për këtë çështje. “Karateistët në fjalë nuk kanë vendosur ende nëse do të vazhdojnë ta përfaqësojnë Shqipërinë, apo të kalojnë tek Përfaqësuesja e Kosovës”, shkruan Zëri që sjell edhe një intervistë të nënkampionit të Evropës, Alvin Karaci. “Jemi në një pozitë të keqe. Unë jam pajisur me pasaportë shqiptare, por mendoj se ua kam shpaguar besimin, pasi jam bërë nënkampion i Evropës. Në njërën anë ia kemi me borxh Kosovës dhe në tjetrën borxh edhe Shqipërisë”, shprehet ai duke përfunduar se nuk dëshiron që të ketë keqëkuptime në për çdo vendim që tre sportistët do të marrin në të ardhmen. Sporti i karatesë në Kosovë është mjaft i përhapur dhe aktualisht në këtë vend po trajnohen dhjetra profesionistë, të cilët synojnë suksesin ndërkombëtar me flamurin e vendit të tyre. / Super Sport

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here