Karamo e tepron, ofendim ndaj Juventusit në rrjetet sociale

0

Në mungesë të futbollit të luajtur, është kohë pushimesh për futbollistët që nuk shkojnë në Kupën e Botës dhe duket se disa prej tyre e teprojnë kur duan të zbaviten.

Sulmuesi i Interit Jan Karamo është bërë objekt diskutimesh në Itali, për shkak se në një lidhje direkte në Instagram ka ofenduar Juventusin,  duke kënduar: “Juve m**i”.

Djaloshi 19-vjeçar nuk e ka vrarë mendjen fare që është në transmetim direkt në Instagram dhe për ata të cilët e ndiqnin e teproi me fjalorin, ndoshta për t’u bërë qejfin tifozëve zikaltër.

Natyrisht, koret e tifozëve nuk mund të përdoren të gjitha edhe nga lojtarët dhe tashmë francezi është në telashe, sepse e ka kaluar limitin.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.