Karabeci mbyll sezonin, rinovimi çështja kryesore

0

Erando Karabeci u dëmtua në ndeshjen e Kupës me Luftëtarin dhe tashmë e ka mbyllur kampionatin. Mesfushori, i cili mban shiritin e kapitenit te Tirana, ka probleme me gjurin dhe pas kontrolleve mjekësore është mësuar edhe sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave të blerta.

Gazetari Gjergji Stefa, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ka deklaruar që Karabeci ka një problem në ligamentin e gjurit, konkretisht një zgjatje. Për këtë duhet një periudhë 6 deri në 8 javë për t’u rikuperuar.

Trajneri Mema do të duhet të bëjë pa Karabecin deri në fund të këtij sezoni. Mesfushorit i përfundon edhe kontrata, ndërkohë që duhet parë nëse do të nënshkruhet një e re. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.