Karabeci: Asnjë nënvlerësim, Iliria vlen sa Vllaznia

Erando Karabeci ka dalë sot para gazetarëve, për të folur në prag të ndeshjes që Tirana do të luajë nesër në Fushë-Krujë, përballë Ilirisë. Në fazën e parë Tirana vuajti shumë dhe u desh një gol nga Toni Mauexhe në minutat e fundit të ndeshjes, për të thyer Ilirinë, që bëri figurë mjaft të mirë. Për këtë arsye, Karabeci kërkon përqendrim maksimal dhe asnjë nënvlerësim, edhe pse Tirana duket favorite e madhe dhe e tregoi forcën e vet edhe ndaj Vllaznisë në kupë.

“Mobilizimi duhet të jetë i njëjtë për çdo ekip dhe fushë në të cilën luajmë. Nëse hyjmë në këtë ndeshje ashtu siç u futëm ndaj Vllaznisë, atëherë do të jemi shumë të qetë për të marrë rezultatin që kërkojmë. Por nëse fillojmë me nënvlerësimet dhe uljen e ritmit, atëherë do të gabojmë siç kemi bërë në këto 2 ndeshje në këtë fazë. nuk e kemi luksin për të nënvlerësuar kundërshtarët, sepse që në fillim të sezonit i kemi vënë tre objektiva vetes që ishin: Superkupa, Kupa dhe fitimi i Kategorisë së Parë”.

Iliria do të luajë për barazim ndoshta: “Kemi të bëjmë me ekipe të cilat luajnë në mbrojtje. Shpresojmë që të shënojmë sa më shpejtë për të zhbllokuar ndeshjen, por pavarësisht se Iliria ka një prej mbrojtje më të mira në këtë kampionat, ne kemi sulmuesit më të mirë. Nuk është se kemi pasur probleme vetëm me Ilirinë. Kjo pasi ne nuk kishim njohuri për këto ekipe dhe mënyrën sesi luanin pa harruar këtu edhe motivimin e këtyre ekipeve kundër Tiranës, pasi ekipet japin 120% kundër nesh. Ashtu siç ndodhi herën e fundit ndaj Shënkollit, teksa ne barazuam në atë takim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *