Karabaku sfidon Romën, për Agollin vendoset nesër

0

Karabaku ka debutuar në Ligën e Kampioneve përballë Çelsit, duke pësuar një humbje të thellë 0-6 në Londër. Ndërsa nesër në mbrëmje, kampionët e Azerbajxhanit do të bëjnë paraqitjen e parë përpara publikut të tyre. për takimin e sotëm ka folur dhe trajneri i Karabakut, Gurban Gurbanov. Ai ka folur dhe për mbrojtësin tonë Ansi Agolli, për të cilin do të vendoset përpara ndeshjes. Agulli mungon prej disa ndeshjes si pasojë e një dëmtimi të pësuar me kombëtaren tonë. “Nuk e kam vendosur ende se çfarë do të bëj me Agollin. Gjasat janë që ai do të luajë, por një vendim do ta marr pasi të shoh stërvitjen e mëngjesit”- ka thënë tekniku i kampionëve të Azerbajxhanit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image