Karabaku ndryshon destinacion, stadium i vogël për Partizanin

Partizani do ta luajë ndeshjen e parë në Shqipëri me Karabakun. U mendua se do të ndodhte ndryshe, për shkak se në stadiumin e azerëve do të ketë disa aktivitete. Karabaku e ka gjetur zgjidhjen dhe ka vendosur të luajë në një tjetër stadium, në “Dalga Arena”.

“Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave e vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions League, do të luhet në stadiumin ‘Dalga Arena’. Klubi i Karabakut ka njoftuar se ky takim nuk do të luhet në impiantin ‘Tofig Bahramov’, por në “Dalga Arena” në Baku.

Në ndryshim të stadiumit ‘Tofig Bahramov’, i cili regjistron një kapacitet prej 31.200 vendesh, ‘Dalga Arena’ disponon 6.500 vende impiant i cili është funksional nga viti 2011. Në këtë stadium luan ndeshjet si ekip pritës Ravan FK, skuadër e divizionit të parë”, njofton klubi i Partizanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *