Karabaku, dinjiteti i një qyteti që “s’është” më

0

 

Për të katërtin vit radhazi, Ansi Agolli fiton titullin në Azerbajxhan. “Por, sa keq që në Europë ka ende disa që pyesin veten pse s’kemi shtëpi dhe luajmë jashtë qytetit që përfaqësojmë”…

Nga Anton Cicani

“Fiton apo humbet, gjithmonë merr në shtëpi me vete një gjë: dinjitetin”. Firmosur, Franc Bekenbauer, jo një dosido, por legjenda e futbollit botëror, ndryshe “Kaizeri”. Pikërisht dinjeti, ai i cili edhe pse mund të jesh i varfër, i nëpërkëmbur, apo qoftë edhe i injoruar, nuk mund të përkulet kurrë… Aq sa të bën edhe që të sfidosh diçka më të madhe se ty, më e njohur dhe me më shumë histori.

Pak rëndësi ka kjo, por ajo që t’i mund të bësh dhe që e bën vazhdimisht për të katërtin vit radhazi. Historia në fjalë vjen nga Azerbajxhani i largët dhe nga një lojtar që është munduar shpesh ta rrëfejë, por që sigurisht e ka të vështirë, pasi askush s’mund të kuptojë atë që një komunitet, ai i qytetit “fantazëm”, Agdam, që nuk është më as azere: sot, ata që e kanë pushtuar e quajnë Akna.

Pozita gjeografike e Agdamit, “molla e sherrit” ne luften azero-armene

Mërgimtarët në futboll të një lufte që ka shënuar përgjithmonë ekzistencën e mijëra njerëzve. Historia e “Kalorësve” të Karabakut (ashtu sikurse i quajnë tifozët) ka shumë pak të bëjë me topin, edhe pse gëzimi i vetëm është aty, në atë fushë katërkëndore, teksa së shpejti do të ngrenë një tjetër titull, i katërti radhazi… Edhe pse bëhet fjalë për një nga klubet më të titulluara të republikës së vogël kaukaziane: katër kampionate të fituar, tre kupa kombëtare dhe mbi të gjitha një prani e rëndësishme në nivel ndërkombëtar, duke arritur dy herë turin e fundit të Europa League në 2009-n dhe 2010-n, por sidomos duke marrë pjesë edhe në grupe vitet pasardhëse, deri sa u desh që të eliminohej, me mungesë fati edhe për gjykimet, ashtu sikurse ndodhi në sfidën ndaj Interit.

Në fakt, Karabak s’ka nevojë për publicitet, sidomos për faktin se nëse bën një kërkim te thjeshtë, e kupton se po flasim për ekipin azer më të famshëm në botë.

Dhe megjithatë, nëse pyet vetë protagonistët, e kupton se çfarë ndodh. Mes tyre, edhe kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli, i cili është lideri i kësaj skuadre. “Nga jashtë, njerëzit nuk mund ta kuptojnë dot se pse një skuadër që quhet Karabak Agdam stërvitet dhe i luan ndeshjet e saj jo në qytetin e tij. Por, nëse informohen, do ta kenë më të qartë atë që ky klub dhe tifozeria jonë ka kaluar dhe po kalon ndër vite. Futbolli është mjeti i vetëm për të arritur te lumturia dhe gëzimi. Ne në fushë nuk kursehemi, sepse e dimë që jemi shpresa e tyre e vetme. Kanë parë shumë viktima, gjak dhe shtëpi të bombarduara, përveç rrënojave… Shpresa e tyre quhet Karabak Agdam”, do të shprehet mbrojtësi për “Sport Ekspres”.

Ajo çfarë ka mbetur nga qyteti i Agdamit…

Qyteti “fantazëm” – “Kur mbërrita te Karabaku në vitin 2010, m’u desh që të lexoja për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur me këtë skuadër dhe pse na duhej që të luanim në qytete të tjera të Azerbajxhanit, por mbanim emrin e një qyteti që nuk na përkiste më…”, shprehet Agolli.

Agdam, qyteti që skuadra përfaqëson, praktikisht nuk ekziston më: është vetëm një grumbull rrënojash, madje ka ndërruar edhe emër. Është një nga viktimat e luftës së Nagorno-Karabak, që në fillim të viteve ’90 solli vetë-shpalljen republikë me të njëjtin emër të pavarur.

Rezultat i pretendimeve të shumicës rumune etnike, i mbështetur dhe armatosur nga Armenia, sot republika ka një shef shteti (Bako Sahakian), një pushtet “hije”, një himn dhe një flamur, por nuk është njohur kurrë nga Azerbajxhani, as edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Kufinjtë e tij janë sidoqoftë të stabilizuar në fund të konfliktit, në vitin e largët 1994.

Pushtimi i Agdamit ishte një nga momentet më themelorë të asaj lufte. Për afërsinë me Stepanakert, kryeqendra e rajonit, qyteti përfaqësonte një nga objektivat kryesorë të ushtrisë së Nagornos, duke parë se nga aty nisnin sulmet më të shumta të pushtetit azer.

Pas javësh të tëra bombardimesh, ushtria e pavarur arriti që të hynte në këtë qytet dhe ta pushtonte. Të gjitha ndërtesat u shkatërruan, përfshirë edhe stadiumin “Imarat”. Dhe, banorët (rreth 60 mijë, në epokëne konfliktit) u shpërndanë dhe emigruan në qytete të tjera të Azerbajxhanit.

Mërgimtarët – Bashkë me ata, edhe skuadra e futbollit lokale u detyrua të bënte gati valixhet dhe të braktiste gjithçka. Ironi e fatit, pikërisht në ato muaj tragjikë, FK Karabak fitonte titullin e parë kombëtar të historisë.

Për të dytin iu desh të priste plot 21 vjet. Ndërkohë, ka luajtur gjatë gjithë këtyre 21 vjetësh në zona të ndryshme të Azerbajxhanit: për shumë kohë në kryeqytetin Baku, por edhe në Kuzanli, qytezë me 13 mijë banorë, sot komuna më e populluar e rajonit të Agdamit. i janë afruar shtëpisë së tyre, që nuk ekziston më. Gjithmonë jetimë të tifozëve të tyre, që nuk dihet se ku kanë përfunduar, edhe pse në stadium, në sajë të sukseseve janë afruar shumë të tillë.

E ndërsa Karabaku vazhdon të luftojë pa shtëpi dhe pa tifozë, Agolli përpiqet t’i japë një shpjegim: “Ndoshta, forca jonë e vërtetë qëndron këtu. Ky komunitet është përndjekur dhe ajo që ka ngelur nga Agdami është një Xhami, një Katedrale në shkretëtirën e krijuar nga lufta. Dhe, ironia e fatit mban emrin e skuadrës: një skuadër e vogël futbolli, pa shtëpi, që çon flamurin azer në xhiro nëpër Europë. “Ky titull tregon se jemi një familje, një grup i bashkuar dhe që gëzon respektin e të gjithëve”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here