Karabak “tremb” Partizanin, merr një ish-madrilen

Karabaku do të përballet me Partizanin në turin e parë të Champions League dhe po punon për t’u përforcuar. Azerët duan fazën e grupeve, në Champions ose në Europa League, ndaj edhe po tentojnë të marrin futbollistë cilësorë.

Së fundmi ata kanë nënshkruar me Haime Romero Gomez. Anësori i krahut të majtë do të mbajë numrin 9 dhe “CV”-ja e tij tregon vlerat. Futbollisti 28-vjeçar sezonin e fundit është aktivizuar me Kordobën në Segunda. Në të shkuarën ai është aktivizuar edhe në La Liga, me Osasunën dhe Granadën.

Romero hapat e parë i ka hedhur tek Albasete, ku ka spikatur dhe është transferuar më pas në Serie A. Udineze dhe Bari janë skuadrat me të cilat është aktivizuar, ndërkohë që më pas ka provuar të luajë edhe me Orduspor në Superligën turke.

Në verën e vitit 2013 u rikthye në Spanjë dhe u bë pjesë e Realit të Madridit. Ai luajti edhe një ndeshje miqësore me madrilenët, kundër PSG-së. Romero zëvendësoi në fillimin e pjesës së dytë Kristiano Ronaldon. Ajo ishte ndeshja e parë me ekipin e parë të Realit, më pas u aktivizua me ekipin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *