Kapllani nuk ndalet në Gjermani

0

Edmond Kapllani konsiderohet veteran, por është vetëm 34 vjeç dhe të tërhiqet as që ka ndërmend. Nuk luan më në kategoritë e larta, ku futbolli është mjaft i ashpër dhe i shpejtë, por me klasin dhe eksperiencën e tij di të jetë vendimtar në divizionin e katërt gjerman, ku aktivizohet me Elversbergun.

Bëhet fjalë për një klub të mësuar të luajë në ligat e ulta, por Liga 3 është ambienti më i përshtatshëm për madhësinë e këtij klubi, që këtë sezon është në garë për ngjitje dhe për momentin është në vendin e dytë në grupin e vet, në Ligat Rajonale.

Sot Elversbergu fitoi 3-1 ndaj Shtutgartit amator, me Kapllanin që ishte vendimtar, sepse shënoi dy gola, fillimisht në minutën e katërt dhe më pas në minutën e 31-të, goli i dytë me 11-metërsh.

Janë 14 gola në total për sulmuesin durrsak, i cili këtë sezon ka luajtur 21 herë titullar, nga 27 ndeshje që ka zhvilluar. Një rendiment fantastik, sepse Kapllani është i katërti në renditjen e golashënuesve, ndërsa Elversbergu është i sigurt në vendin e dytë dhe pret fazën play-off për ngjitje në Ligën 3.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image