Kapllanaj tjetër “dhuratë” për Bylisin, një sulmues drejt zyrtarizimit

Bylisi po punon që të përforcohet edhe më shumë në sulm dhe mësohet nga burime të besueshme të Sportekspres.com pranë klubit ballshiot, se lojtari i radhës që pritet të jetë pjesë e ballshiotëve është sulmuesi Mustafa Xhixhiua, i cili së fundmi ka refuzuar një ofertë mjaft të mirë nga Vora. Kur themi e mirë, nënkuptohet që flasim për nivelin e pagesave në Kategorinë e Parë.

Xhixhiua në verë pranoi propozimin e Burrelit dhe me matjanët ka arritur të shënojë tre gola në nëntë ndeshje. Problemet financiare kanë pasur ndikimin e vet edhe në paraqitjen e sulmuesit, që nisur edhe nga forca e ekipit ku ishte nuk kishte mbështetjen e duhur.

Sulmuesi Mustafa Xhixhiua dhe administratori Demir Çupi

Janarin e shkuar ai la Partizanin dhe tek Erzeni regjistroi shifra të mira, pasi shënoi tetë gola në 14 ndeshje. Sulmuesi 23-vjeçar në verë u la i lirë dhe tani do nisë një rrugëtim të ri me ballshiotët, të cilët pritet ta zyrtizojnë Xhixhiuan pjesë të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *