Kapllanaj ndërton Bylisin e të ardhmes, firmos talenti i radhës

Bylisi kërkon rikthimin në Superiore dhe kur janë luajtur 14 ndeshje kryeson grupin B të Kategorisë së Parë. Nga ana tjetër presidenti Besnik Kapllanaj mendon edhe për të ardhmen. Djemtë e rinj kanë qenë gjithmonë në fokusin e tij dhe së fundmi ka ardhur firma edhe me Andi Hadrojn.

Anësori i djathtë është produkt i Shkëndijës së Tiranës dhe për herë të parë si profesionist është aktivizuar me Laçin, madje në Europa League kundër Anorthosis Fagamusta këtë verë. I riu ishte titullar, pasi bindi trajnerin Besnik Prenga.

Tashmë Hadroj ka nënshkruar për dy vite më Bylisin, pasi me Laçin e mbylli aventurën e tij pa u mbyllur pjesa e parë e sezonit. Pukjani kishte disa kohë që ishte vënë nën urdhrat e trajnerit Dovedan, i cili do e ketë nën urdhra në vijim ish-futbollistin e kurbinasve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *