Kapllanaj i gjen sulmues Bylisit, sytë nga Skënderbeu tani

0

Sulmuesi Ardit Jaupaj e mbylli gjysmën e parë të këtij sezoni te skuadra e Devollit në Kategorinë e Dytë, ndërkohë që në gjysmën e dytë do të jetë pjesë e Bylisit në Kategorinë e Parë. Nga dje ai ka nënshkruar me skuadrën ballshiote, për të qenë pjesë e Bylisit kryesues në Grupin B të kësaj kategorie.

Të mërkurën Bylisi barazoi 1-1 me Orikun, në një miqësore të cilën ballshiotët ndoshta nuk e kishin menduar me rezultat të tillë. Golat u shënuan nga Çaushaj për Orikun, duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë, ndërsa në të dytën Kasaj shënoi golin e barazimit për Bylisin.

Miqësoret për ballshiotët do vazhdojnë edhe këtë fundjavë, ku të shtunën në mesditë Bylisi do të ndeshet me Skënderbeun në Kompleksin Sportiv “Tropikal”, ndërsa të mërkurën e ardhshme do të luajë miqësoren e radhës me Tiranën.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.