“Kapitull i ri” te Barcelona, drejtuesit të bindur për rinovimin e ekipit

Barcelona është një ndër ekipet më të suksesshme në Spanjë. Dëshira e këtij klubi për të afruar lojtarë të rinj është e madhe. Merkato po vjen dhe “hipotezat” e ndryshme se kë mund të afrojnë kryesuesit e La Ligës nuk mungojnë.

Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo Deportivo”, klubi katalanas po vëzhgon me kujdes këta lojtarë: “Luka Joviç (20 vjeç, lojtar i Frankfurt), Maksimiliano Gomez (22 vjeç, lojtar i Selta Vigos),  Kristof Piatek (23 vjeç, lojtar i Xhenoas), Tobias Verner (22 vjeç, lojtar i Lajpcigut) Kasper Dolberg (21 vjeç, lojtar i Ajaksit).

Ajo që ka bërë klubin katalanas, të mendojë për këta emra është mosha e madhe e Luis Suarez, plot 32-vjeçar. Barcelona është pjesë e atyre ekipeve që nuk ka rënë asnjëherë një ligë më poshtë. Vlen të përmend fakti se ata kanë “yje” por rinovimi i ekipit është më së i kuptueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *