Kapiteni Xhyra: Vlerësim Luzit, kjo ndeshja e sezonit për Shkumbinin!

Shkumbini do të ketë një mundësi të dytë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Me Veleçikun peqinasit u mposhtën në shtesë, ndërkohë që tanimë do të përballen me skuadrën e Luzi 2008. Vlerësimi për kundërshtarin është real, sikurse edhe shprehet Klement Xhyra para ndeshjes.

“Me Veleçikun ishim përgatitur edhe për shtesë, por edhe për penalltitë. Goli në minutën e 111-të na i preu krahët për momentin, por jo për të menduar Kategorinë e Parë. Tashmë kemi shansin e dytë, që nuk duhet humbur. Kjo është finalja më e madhe e këtij sezoni për ne dhe do japim shpirtin në fushë për ta fituar”, deklaron për SportEkspres.com kapiteni i Shkumbinit.

Peqinasi i kërkon skuadrës së tij që kundërshtari mos të nënvlerësohet, por as të mbivlerësohet. “Skuadra duhet të jetë e qetë nga ana psikologjike. Drejt kësaj finaleje të shkojmë të gjithë me besimin e fitores. Skuadra e Luzi 2008 ka vlera, ndaj ka ardhur deri këtu. Ne nuk e nënvlerësojmë dhe as nuk e mbivlerësojmë. Për ne kjo sfidë nuk duhet humbur, të marrim fitore me çdo lloj sakrificë”, përfundon Xhyra.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *