Kapiteni qetëson tifozët, Ramos: Ja e vërteta e Kinës, për Realin luaj falas

Sergio Ramos ka sqaruar situatën e krijuar. Zërat e merkatos e lidhnin me një transferim në Kinë, por kapiteni i Realit ka përgënjeshtruar gjithçka në konferencën për shtyp. Shtylla e mbrojtjes mohon t’i ketë kërkuar Florentino Perez që ta lejë të lirë.

Kontrata me Realin përfundon në verën e vitit 2021 dhe 33-vjeçari ëndërron ta mbyllë karrierën në “Santiago Bernabeu”. Realin e ka në zemër, do ishte gati të luante edhe pa para për gjigantin spanjoll, ndërsa Ramos zbulon edhe se çfarë ka diskutuar me presidentin e klubit

Nuk kam kërkuar kurrë që të largohem në Kinë, nuk kam kërkuar kurrë që të lihem i lirë. Është folur shumë gjatë kësaj periudhe, e vërteta është që unë dua të qëndroj aty ku më dashurojnë. Dje sqarova gjithçka me presidentin. Duam të ndërtojmë një Real Madrid shumë të fortë së bashku.

Nuk kemi diskutuar kurrë për aspektin ekonomik: ishte thjeshtë një çështje besimi. Për këtë bluzë luaj edhe falas. Disa gjëra më shtuan dyshimet dhe ulja për të biseduar ishte gjëja më e mirë. Ëndërroj të përfundoj karrierën këtu”, përfundoi kapiteni i “Los Blancos”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *